Arlind Nora u tërhoq nga futbolli dy vite më parë për të marrë në dorë drejtimin e klubit, por më pas ai u largua për arsye familjare. Sot, ish-sulmuesi i njohur gjirokastrit dëshiron rikthimin në sport, por me të gjitha licencat, pasi dëshira e tij është të jetë trajner në një skuadër.
Për Norën është ende shpejt për t'u rikthyer në një ekip, ndërsa tregon planet për jetën e tij. Ai thotë se nuk e ka mbyllur këtë kapitull, ndërsa dëshiron të vazhdojë duke bërë më të mirën. Përshëndet ndryshimet te Luftëtari, ndërsa jep mendimet e tij përpara nisjes së sezonit të ri.
[caption id="attachment_16557" align="alignleft" width="211"] Arlind Nora kur luante për Elbasanin dhe shpallej kampion në sezonin 2005-2006[/caption]
-Me futbollin e ke mbyllur?
Do rikthehem sërish. Momentalisht pres që të bëj kurset për licencimet si trajner ose për drejtor sportiv. Do t'i bëj këto kurse, sepse do t'i kthehem futbollit.
-Trajner apo në post drejtues?
Për trajner jam pak skeptik. Si fillim më duhet të rri pas dikujt që të bëhem trajneri i mirë. Nëse nuk ke mësuar nga dikush që ka eksperiencë, e çon dëm investimin që bëhet në një skuadër nga drejtuesit. Doja ta nisja si trajner pas një personi që ka shumë eksperiencë dhe vite punë për të qenë i suksesshëm në të ardhmen.
-Të erdhi keq që e le futbollin për një periudhë dy vjeçare?
Të gjithëve iu vjen keq që e lënë futbollin. Është jeta jonë, është gjithë investimi i jetës, por është një ditë që trupi nuk mban më dhe duhet ta lësh. Duhet ta lësh në ditën që është mirë ta lësh dhe jo kur zvarritesh zvarritesh në fushë.
-Cilat janë planet për të ardhmen?
Momentalisht nuk kam asnjë plan. Siç e thash dhe më lartë, besoj se nga dhjetori do angazhohem se do kem marrë dhe licencat përkatëse.
-Si e shikon rikthimin e Luftëtarit ne Superiore?
Mu bë shumë qefi, sepse Luftëtari e meriton të jetë në Superiore. E shoh të vështirë kthimin në elitë. Nëse luftëtari do të jetë me këmbë në tokë, vitet e para duhet të shohë që të qëndrojë në Superiore. Duhet të bëjë një bazë, të hedhë sytë nga akademia dhe jo të blejë lojtarë. Duhet të investojë te moshat në mënyrë që pas 2-3 vitesh të korrë suksesin e vet. Vitet e para duhet të pretendojë që të qëndrojë në kategori, sepse nëse nuk do të synojë këtë por diçka më tepër, atëherë do të jetë i vështirë qëndrimi
https://www.youtube.com/watch?v=jodJrHranus
- Luftëtari ka ndryshuar strukturën dhe personazhet, si ju duket?
Më pëlqen kjo sepse ka ardhur një trajner i huaj. Nuk e njohim, gjithsesi kam shumë besim sepse aty janë njerëzit e duhur për të mbështetur skuadër, siç e treguan dhe një vit më parë që e nxorën në Superiore.
- Ke plan rikthimi për në Gjirokastër?
Momentalisht jo.