Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ansi AGOLLI ka një këshillë për Redon XHIXHËN: Dëgjo me kujdes trajnerin, i uroj fat te QARABAG

Shkruar nga NEWSPORT
Ansi AGOLLI ka një këshillë për Redon XHIXHËN:

Redon XhiXha u largua nga skuadra e Tiranë, ndërsaa bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa kompletoi kalimin e tij në Azerbajxhan te skuadra e Qarabag. Pikërisht te kjo e fundit ka luajtur në të kaluarën ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Ish-mbrojtësi i kombëtares ka dhënë një intervistë për “Sportal.az”, ku ka folur për kalimin e sulmuesit kurbinas në kampionatin azer. 40-vjeçari ka dhe një këshillë për 24-vjeçarin në eksperiecën e tij të re.

“Kam parë që Redon Xhixha është një lojtarë shumë i mirë dhe ka cilësi. Te Tirana ka bërë mjaft mirë. Redoni do e ndihmojë patjetër Qarabag duke shënuar gola vendimtarë. Unë i uroj shumë seksese dhe sa më shumë të zgjasë aventura e tij në Azerbajxhan.

Xhixha ka luajtur vërtet shumë mirë në kampionatin shqiptarë, por kjo nuk do t’i mjaftojë, pasi ai duhet të punojë shuëm me veten dhe të jetë sa më shumë i motivuar. Unë kam dhe  një këshillë për Redonin, që të dëgjojë me kujdes trajnerin, Gurban Gurbanov, sepse ka bërë gjëra mjaft të mira që kur mori drejtimin e skuadrës.

Ata janë një klub i suksesshëm për të ardhmen e Redonit. Besoj se karriera e Xhixhës te Qarabag do të jetë e suksesshme. I uroj sa më shumë fat djaloshit”, kanë qenë fjalët e Agollit për Xhixhën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga