
Edgar Çani është kthyer në një telenovelë te Partizani. Blerja e bujshme e të kuqve deri tani ka rezultuar një deshtim. Vetëm pak minuta të luajtura dhe një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj për sulmuesin, këto janë rezultatet që deri tani kanë arritur të dyja palët, asgjë më shumë.
Dje, në stërvitjen që Partizani ka zhvilluar është parë të lëvizë dhe Edgar Çani. Ai ka kryer stërvitje të diferencuar, çka do të thotë që ende nuk është i gatshëm për të bërë atë çka i takon në ekip. Edhe pse shpresat nga ana e klubit janë të mëdha se, sulmuesi do arrijë shumë shpejt të aktivizohet, sërish ka probleme që do të duhet kohë të rregullohen.
Në kampin e "Demave të Kuq" janë të gjithë në akth, pasi merkatoja e janarit por afron dhe sulmuesi nuk dihet nëse do të jetë gati. Duke u rikthyer te fjalët e Luçiano Moxhit se, nëse Çani nuk rikuperohet, do kërkojnë lojtar tjetër, ishi i Kombëtares duhet të sfrocohet pak më shumë në rast se nuk do të firmosë "divorcin" e parakohshëm me Partizanin.