
Kombëtarja e Anglisë u-21 është shpallur Kampione Europe për në europianin e moshave. Ekipi i “Tre Luanëve” mposhti Spanjën me rezultatin minimal 1-0.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Curtis Jones, mesfushori 22-vjeçar i Liverpool në minutën e 49-të të pjesës së parë të ndeshjes.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të ekipit të Spanjës, nuk arritën të shënon golin e barazimit. Shansin e artë për ta bërë e kishin në minutën e 98-të me anë të një penalltia, por nga pika e bardhë gaboi Abel Ruiz, i cili aktivizohet me ekipin e Braga në kampionatin portugez.
Një sukses fantastik për kombëtaren angleze që kanë një organikë lojtarësh të një niveli mjaft të lartë. Ky trofe është fituar nga Anglia u-21 për herë të parë që nga viti 1984.