Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Lila tregon emocionet e Francës: Besoja te Gjermania

Shkruar nga NEWSPORT

I ftuar në “Allez Show”, Andi Lila ka rrëfyer një pjesë të emocioneve për kohën para dhe pas ndeshjeve që u luajtën në Europian. Vlerëson trajnerin Xhani De Biazi për punën e bërë gjatë gjithë kohës, sidomos për fazën përgatitore, ndërsa tregon më tej edhe pjesën ku ka përjetuar emocionet maksimale. “De Biazi tregoi që ishte trajner shumë i madh. Në një muaj kohë ai punoi me ne dhe arriti që të na bënte ai grup që u shfaqëm në Europian. Dhamë maksimumin dhe mendoj se duhet që të luanim dhe një ndeshje tjetër”.

[caption id="attachment_4544" align="alignleft" width="300"]during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. Andi Lila në sfidën me Zvicrën[/caption]

Më tej Lila tregon emocionet e përjetuara pas fitores me Rumaninë, por saktësisht për ndeshjet e treta të grupeve të tjera. “Gjermania me Irlandën na bëri me ankth. Mundi Brazilin 7-0 dhe mendoja se do të fitonte patjetër me Irlandën me rezultatin 4-0. Kjo iku, dhe unë nuk dyshoj te rezultati. Sa i përket Çeki – Turqi, mendoja se Çekia ka skuadër të fortë se do shënonte gol, por Turqia shënoi golin e parë falë Zotit. Kur ishte rezultati 1-0 thoshim, ‘mos andej – mos këtej’. Ai që na uli pak tonin e të folurit ishte zëvendëspresidenti Nuri, i cili u shpreh: ‘Avash, më të qetë’. Kur u bë goli i dytë i Turqisë u ngrita dhe ika”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga