
“Andi Lila, ti e ke mendjen te paratë, jo te hallet e futbollistëve”, kjo deklaratë e Agustin Kolës ka nxitur debat të madh në vendin tonë. Trajneri i njohur përmes një statusi në facebook i përvishej kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve duke u akuzuar publikisht se kërkon para për t’u anëtarësuar në këtë shoqatë.
Së fundmi ka ardhur një reagim zyrtar nga ana e Sindikatës, teksa sekretari i saj Meglid Mihani i kërkon Kolës të tregojë emrin e subjektit që ka bërë me dije se i është kërkuar para për t’u bërë pjesë e kësaj shoqatë. Në reagimin zyrtar shkruhej:
“Per te drejtperdrejtin,
profesor Agustinin.
Profesor keni gabuar ne nuhatjen tuaj se Sindikata e
Futbollisteve eshte prona e Andi Liles, eshte e te gjithe Futbollisteve.
Profesor keni gabuar kur thoni se Sindikata nuk interesohet
per futbollistet, kete me mire e dine futbollistet.
Profesor te gjithe ne punojme per para se ushqejme familjet
tona por asnjeri nga anetaret e kryesise nuk pahuhet nga Sindikata.
Sigurisht qe nuk kemi bere as tendera per te fituar ndonje
PARE.
Une te ftoj te vish neser ne Durrës dhe te
shikosh se si jane perdorur leket e aktivitetit, per te cilin te ka mbetur
hatri se nuk u bere pjese.
Profesor duke ju njohur se jeni i drejtperdrejte me
thoni ose privatisht ose publikisht se cili person ju ka thene se duhet 25000
per tu antarsuar ne Sindikaten tone.
Duke qene SEKRETAR I PERGJITHSHEM i Sindikates per
mua ky informacion ka shume interes.
Meglid Mihani”.
Siç shihet Andi Lila s’ka preferuar të replikojë por është shmangur duke ia lënë radhën një tjetër ish-futbollisti si Meglid Mihani.