
Kristal Abazja është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Katëgorisë Superiore. Sulmuesi që mban veshur fanellën e Kukësit është në pronësi të Anderlecht, ndërsa është I huazuar te verilindorët. Gjigantët belg kanë bërë me dije se për shkak të pandemisë dhe shtyrjes së sezonit, të gjithë lojtaqrët e huazuar mund të qëndrojnë në ekipet aktuale dhe më pas të rikthehen në ekipin mëmë.
Kështu, edhe pse lojtari ka një kontartë që I skadon në fund të qershorit, do të qëndrojë te Kukësi deri në finalizimin e këtj sezoni, pra deri në fundin emuajit korrik. Kampionati në Belgjikë u anullua, ndërsa Kristal Abazaj do të jetë një vlerë më shumë për Kukësin, në garën me Tiranën për titullin kampion. Kështu, ekipit të drejtuar nga Orges Shehi I vje një "assist" nga Belgjika.