
Kukësi dhe Kristal Abazaj janë një dyshe perfekte. Tropojani u afrua verën që shkoi nga Anderlecht te ekipi I Shpëtim Duros, duke rezultuar një vlerë e shtuar për grupin. 23 vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në Kategorinë Superirore me verilindorët, duke gjetur edhe katër herë rrugën e rrjetës. Tej golave, rëndësia e tij në organizimin e lojës është ajo çka evidentohet për lojtarin. Me gjashtë pasimet finale për gol, Abazaj është njëri prej lojtarëve "assist" më të mirë në skuadër.
Javët e fundit është përfolur për një interesim të ekipeve të tjera belge në adresë të lojtarit. Anderleht dhe Abazaj kanë një kontratë deri në fundin e 2021 dhe gjatë këtij sezoni ai do të qëndrojë I huazuar te Kukësi. Këtë gjë e vërteton edhe trajneri Duro, që shprehet se lojtari do të përfundojë sezonin me Kukësin, duke qenë një pikë e fortë e ekipit. Kështu, Abazaj iu "mbyll derën" ekipeve të tjera të interesuara.