
Tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli me elozhe për Camavingan. Lojtari i madrilenëve ka qenë një zbulim i jashtëzakonshëm. Këtë vit ai është përshtatur si mbrojtës i majtë për shkak të dëmtimit të Mendy. Por këtë rol francezi po e luan mjaft mirë duke qenë deçiziv si në fazën difensive ashtu edhe ofensive.
Vitin e shkuar Camavinga futej si zëvëndësues në mesfushë dhe ishte dhe atëherë vendimtar. Ndërsa këtë sezon 20-vjeçari luan nga minuta e parë në krahun e majtë të mbrojtjes.
“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme në çdo pozicion në fushë, po bën përparim”, shprehet Ancelotti. “Për mua mund ta luaj kudo. Nëse e vendos si mesfushor sulmues ai është i mirë. Nëse e vendos në qëndrën e mbrojtjes edhe atje është lart.”