
Real Madrid u ndal në barazim 1-1 me Manchester Cityn në “Santiago Bernabeu” në gjysmëfinalen e Champions League. Pas ndeshjes Carlo Ancelotti e ka gjithë inatin me arbitrëin e sfidës, pasi sipas tij goli i De Bruyne ishte i parregullt. Ndër të tjera italiani theksoi se skuadra e tij nuk u mor me bllokimin e Haaland, por me De Bruynen dhe Gundogan.
“Më dukej se topi kishte dalë jashtë vijës para golit të barazimit dhe kishte mbetur një kënd për t’u shënuar në ndeshjen e mëparshme. Nuk e kuptoj pse nuk kanë përdorur VAR. Arbitri nuk ishte shumë i vëmendshëm, në një gjysmëfinale të Champions League duhet të jesh më i kujdesshëm. Ai më dha një karton dhe i thashë që kartat duhet t’u jepen lojtarëve. Nëse e kam kaluar tashmë tërbimin? Tashmë. Jam i kënaqur me rezultatin dhe jam shumë ambicioz për ndeshjen e dytë.
Modric dhe Kroos janë krijuar për ndeshjet më të mëdha si kjo. Ata i udhëheqin, ata mundën ritmin e tyre dhe e bënë këtë edhe kundër Cityt. Lojtarë të tillë janë vendimtar në ndeshje si kjo. Falenderime për të rinjtë, Camavinga, Rodrygo dhe Vinicius , por Modrić dhe Kroos u dhanë atyre ndihmë vendimtare, si gjithmonë.
Haaland? Ne nuk u fokusuam fare te Haaland. Ishte shumë më e rëndësishme për ne të ndalonim De Bruyne dhe Gündogan”, ka deklaruar timoneri italian.