
Këtë mëngjes Amir Rrahmani u shfaq në Villa Stuart për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e Napolit. Dhe më pas futbollisti do të firmoste dhe kontratën me ekipin e kaltër. Tashmë nuk ka më dyshime për asnjë, Rrahmani është një lojtarë i Napolit dhe ai do të vesh fanellën e re nga sezoni i ardhshëm pasi ai do të qëndrojë në huazim deri në qershor tek ekipi i Veronës.
Gianluca di Marzio së fundmi ka zbuluar dhe kontratën që pritet të firmosë mbrojtësi shqiptar. Gjithçka do të mbyllet për 14 milion euro dhe 1.5 milion bonuse. Ndërsa Rrahmani do të përfitojë 1.8 milion euro. Kontrata është e vlefshme për 5 vite. Gjithçka pritet të marrë fund ditën e hënë pasi Rrahmani është vënë në dispozicion të trajnerit Juriq për ditën e diel në sfidën ndaj Bolonja.