Alvaro Morata sulmuesi i Spanjës ka qenë i rënë moralisht pas humbjes me Italinë. Humbja e skuadrës i tronditi të gjithë por sidomos sulmuesin e ri në moshë dhe plot talent. Italia skuadra e mikut të tij më të mirë Bufon fitoi, shënuan dy herë dhe u kualifikuan.
Alvaro Morata dhe Bufon janë miq të mirë me njëri tjetrin pasi kanë luajtur për dy vjet rradhazi së bashku te skuadra e Juventusit. Spanjolli nuk ngurron ta falenderojë portierin italian për mbështetjen dhe ti urojë atij dhe skuadrës italiane suksese në nd
eshjet në vazhdim.
‘’Shumë faleminderit për mbështetjen. Ne sot u lënduam por shumë shpejt do të ngrihemi për të bërë më të mirën për këtë fanellë’’, ka shkruar Morata, duke e shoqëruar me foton e tij dhe Bufon. Veterani italian i ka ofruar atij gjithë mbështetjen pas humbjes.