Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Alonso u mbylli “derën”, Bayern Munich vë në “pole-position” një francez

Shkruar nga NEWSPORT
Alonso u mbylli “derën”, Bayern Munich vë në
Xabi Alonso ditën e djeshme u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. Trajneri spanjoll ka njoftuar se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Leverkusen dhe se nuk ka ndërmend të largohet, pasi cikli i tij te “Aspirinat” do të vazhdojë. Në këtë mënyrë timonieri i Leverkusen u mbyll “derën” Liverpool dhe Bayern Munich. Pikërisht këto të fundit kanë nisur të tentojnë emra të tjerë për stolin e tyre për të zëvendësuar Thomas Tuchel. Në ‘pole-position” qëndron një francez. Sipas “Dario Sport” bëhet fjalë për Zinedine Zidane. Në fakt ish-trajneri i Realit është timonieri i “ëndrrave” për gjermanët, të cilët do të tentojnë gjithçka për të bindur legjendën franceze. Kujtojmë se Zidane është pa skuadër që prej largimit nga Real Madrid në vitin 2021. 51-vjeçari është shprehur i gatshëm të rikthehet në stol, por siç dihet “ëndrra” e tij është të drejtojë Francën, ndaj mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Bayern do t’ia dalin ta bindin apo jo.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga