
Ballkani nuk ia ka dalë të marrë pikën në ndeshjen përballë Astanës. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kazakët fituan me rezultatin 1-2.
Pas kësaj ndeshje, për mikrofonat e SuperSport foli një nga lojtarët e Ballkanit, Almir Kryeziu.
“Bëmë një ndeshje të mirë dhe krijuam shumë raste, por fati na mungoi. Duhet pranuar se përball kishim një kundërshtar të fortë dhe nuk ishte lehtë. Mirëpo, mungesa e fatit na penalizoi me këtë humbje. Kemi qenë të motivuar për Astanan edhe pse e kemi ditur se do të jetë vështirë.
U paraqitëm me seriozitetin më të madh, por nuk kishim fat. Në Kazakistan do të shkojmë për fitore”, u shpreh futbollisti i kampionëve të Kosovës.
Poll