Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

LAJMI I FUNDIT/ Pak para ndeshjes JUVENTUS - INTER, tifozët përleshen në "Allianz Stadium"

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Pak para ndeshjes JUVENTUS - INTER, tifozët përleshen

Përballja mes Juventusit dhe Interit është sfida më e shumëpritur në kampionatin italian për këtë javë, pasi luajnë dy skuadrat pretendente për titullin, por edhe rivale historike.

Mes deklaratave dhe akuzave të ndërsjellta mes tifozevrive, duket se në orët e fundit gjendja ka dalë jashtë kontrollit. Mësohet se tifozët ultras të Interit janë acaruar dhe përplasur me policët për shkak se u janë mohuar më shumë se 640 bileta.Mediat italiane thonë se në bazë të marrëveshjes mes dy klubeve, në Torino duhet të ishin 800 tifozë zilaktër, por klubi juventin deri tani ka pajisur vetëm 160 tifozë më bileta.

Ky akt ka sjellë acarimin  e ultrasëve të Interit të cilët kanë kërkuar të gjitha biletat ose në të kundërt do të bojkotojnë ndeshjen. Këta të fundit madje janë përleshur dhe me policinë, por kjo ka zgjatur shumë pak dhe situata është qetësuar menjëherë.

Tags:

SERIA A

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga