Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ALLEGRI për dëmtimin e POGBAS: Shpresoj të mos ketë gjë serioze, ne po e presim

Shkruar nga NEWSPORT
ALLEGRI për dëmtimin e POGBAS: Shpresoj të mos ketë gjë

Paul Pogba nisi si titullar sfidën ndaj Cremoneses, me francezin që luajti vetëm 22 minuta. Për fatin e keq mesfushori pësoi një dëmtim dhe doli nga fusha e lojës, ndërsa shpërtheu në të qara.

Në lidhje me gjendjen e Pogbas ka folur Allegri, i cili shpreson që lojtari të mos ketë një dëmtim serioz.

“Të gjithëve na vjen keq për Pogban. Ai po bënte mjaft mirë dhe kur doli ai nga loja kishim disa vështirësi. Normalisht që atij i vjen keq sepse bëri kaq shumë sakrifica, por ndjeu dhimbe dhe i duhej të ndalonte. Paul është një lojtar i fortë dhe do ta kalojë këtë dëmtim. Shpresojmë të mos ketë asgjë serioze dhe ne po  e presim sërish të rikthehet në fushë”, ka deklaruar timonieri i “Zonjës së Vjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga