Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri në "fije të perit", në Itali kanë gati dy emra për ta zëvendësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri në "fije të perit", në Itali kanë gati dy

Juventusi nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. “Zonja e Vjetër” në 8 ndeshjet e fundit ka arritur të sigurojë vetëm 7 pikë, duke humbur kështu edhe vendin e dytë në klasifikim.

Rezultate këto që kanë ‘lëkundur’ fort stolin e Missimiliano Allegrit. Ky i fundit me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit edhe pse kontrata aktuale me bardhezinjtë i përfundon në qershor të viti 2025.

Tashmë në Itali kanë nisur të qarkullojnë edhe merat e zëvendësuesve të mundshëm të Allegrit. Në skenë aktualisht kanë dalë dy emra, kandidatë potencialë për stolin e Juves.

Prej koshës përflitet për  Antonio Conte  dhe Thiago Motta, por tashmë të tjerë emra janë në listë. Njëri prej tyre është timonieri aktual i Fiorentinës, Vincenzo Italiano dhe Raffaelo Palladinon, i cili drejton Monzën. Drejtuesit e Juves do të kenë një punë të vështirë për të zgjidhur dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me stolin e bardhezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga