Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alban Xhaferi shpëtimtari i VLLAZNISE, Bashkia Shkodër: Ka kritere, nuk është diskutuar as formalisht

Shkruar nga NEWSPORT
Alban Xhaferi shpëtimtari i VLLAZNISE, Bashkia Shkodër: Ka kritere,

Vllaznia është në një situatë të vështirë financiare, ndërsa lojtarët nuk kanë pranuar të stërviten dy ditët e fundit si pasojë e pagave të prapambetura. Në një luftë politike, çështja ka mbetur për miratim buxheti në Këshillin Bashkiak, ndërsa ata që e vuajnë janë të punësuarit në klub.

Teksa një yll ndriu në qiellin e errët të Shkodrës, aty ku Alban Xhaferi, presidenti i klubit të basketbollit është gati të investojë edhe në futboll duke marrë presidencën e klubit, është Jona Leqejza, kryetarja e komisionit të kontrollit financiar në bashkinë Shkodër, ajo që tregon detaje lidhur me këtë debat. Sipas zonjës Leqejza, tema e privatizimit nuk është diskutuar, ndërsa për të ndodhur diçka e tillë ka specifika dhe kritere të veçanta.

"Privatizimi nuk do të bëhet përpara se të vendosen disa kritere formale, së bashku me të gjithë aktorët. Pra duhet të dihen se çfarë duhet të jenë kriteret për t’u plotësuar nga një privatizues i mundshëm. Xhaferi? Nuk kam asnjë informacion, nuk është diskutuar as formalisht", u shpreh ajo për RTSH Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga