Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alban Hoxha: Ky mund jetë derbi më i bukur në karrierën time, shpresoj të mos bëhemi shkak që Tirana të bjeri nga Kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
Alban Hoxha: Ky mund jetë derbi më i bukur në karrierën

Në krah të trajneri Gega, në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha. Në fjalimin e tij portieri i Partizanit u shpreh:

"Nuk do kishte gjë të bukur sesa të ngejmë Kupën nesër. Një vit i vështirë me shumë sakfrifica dhe mundime. Shpresoj që nesër të kurorzojmë titullin kampion në derbi. Por jemi me këmbë në tokë dhe asgjë nuk ka mbaruar.

Çdo derbi është i veçant, por ky i nesërmi është më i veçant pasi mund të kurorzohemi kampion. Ky mund të jetë derbi më i bukur për mua në karrierën time.

Nuk është e vërtetë që ne na bëhet qefi që Tirana të bjeri nga Kategoria janë vetëm fjalë gazetash. Në Superligë duhen skuadra si Tirana, Dinamo që kanë bërë historinë. Shpresoj që ne të mos bëhemi shkak që Tirana të mos bjeri pasi ju e shikoni që në Shqipëri është e vështirë të mbushen stadiumet dhe në ndeshje të tilla ka shumë tifozë.

Unë i sigurojë tifozët që do të japim maksiumin në ndeshjen e nesërme që të marrim një fitore për t'u shpallur kampion.

Nuk është kollaj të jeshë portier i Partizani dhe tani është mosha ideale për një portier. Morali është shumë i lart për këtë ndeshje. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi 10 pikë larg Kukësit dhe nesër nuk kemi presion dhe do të luajmë shumë qetë.

Nëse nuk marrim rezultat pozitiv nuk do ndikoj te ne. Shpresoj që ta mbyllim që nesër çështjen e titullit dhe do të ishte qershia mbi tortë. Ka edhe 3 ndeshje të tjera pas kësaj".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga