
Partizani do të luaj derbin me Tiranën të premte në orën 18:00, dueli që vlen për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Te Demat e Kuq, sulmuesi Brajan Brawn është pozitiv me Covid-19. Lojtari nga Xhamajka u aktivizua për të fundit herë në fitoren me Apoloninë për Kupën e Shqipërisë.
Sulmuesi këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë në Superligë, duke marrë minuta vetëm në Kupë. Prej ditësh lojtari mungon në stërvitje dhe qëndron I izoluar në banesë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, me Partizanin që përpara derbit me Tiranën nuk e ka grupin të plotë. Kujtojmë se në futbollin shqiptar nuk kryen testime për Covid-19, si kudo në Europë.
Poll