Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Aksidentohet Ciro Immobile, në makinë ndodheshin edhe vajzat e sulmuesit. Zbulohet gjendja e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidentohet Ciro Immobile, në makinë ndodheshin edhe vajzat e

Mëngjes i frikshëm i së dielës për Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios , teksa ngiste makinën e tij, u përplas me një tramvaj në “zemër” të Romës. Futbollisti i “Biancocelestes” doli nga Land Rover fatmirësisht mirë, por që ndjente paksa dhimbje në krah.

Sipas mediave italiane një tramvaj po kalonte Ponte Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpik. Tramvaji kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë.

“Jam mirë, por kam pak dhimbje në krah, tramvaji kaloi në dritë të kuqe”, ka theksuar shkurtimisht kapiteni i Lazios, i cili në makinë kishte gjithashtu edhe vajzat e tij, të cilat janë dërguar menjëherë në spital për të bërë edhe kontrollet e detajuara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga