Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksidet me pasoja fatale. Futbollisti Amir Ademi, i cili aktivizohej në Gjermani me skuadrën e FC Kosova Regensburg.
Sikurse raportojnë mediat gjermane, 22 vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip Peugeot, ndërsa është përplasur me një Pasat, por nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve të marra.
Gjithashtu, edhe klubi ku aktivizohej lojtari nga Kosova, ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit këtë dhimbje të thellë.
"Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme... Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona".
Regensburg i ka anulluar ndeshjet që kishte në kalendar, e ndërsa Ademi bënte pjesë në këtë skuadër që prej vitit 2016-të.
