Portieri i Kosovës dhe i Sassuolos në Serie A, Aro Muric ka folur së fundmi në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”. Gardiani shqiptar është ndalur tek klubi aktual, por ka treguar edhe prapaskenat e një transferimi të mundshëm në Turqi.
“E dua Italinë dhe këtë klub. Te Sassuolo i kam borxh shumë Fabio Grossos. Kur arrita, isha duke u kthyer nga një lëndim i rëndë. Nuk luajta për disa muaj dhe të gjithë menduan se kisha përfunduar. Isha duke shkuar për Turqi, por pastaj trajneri arriti të më bindi.
Jam shumë i lumtur me disa pritje, më e mira ishte kundër Lazios, në goditjen me kokë të Zaccagnit, që as nuk e di si arrita ta ndalja. Sidoqoftë, mendoj se mund të bëjmë më mirë.
Shumicën e golave mund të mos i pranojmë, por po punoj që të përmirësohem. Jemi skuadër e sapo promovuar në Serie A, me shumë lojtarë të ri prandaj kemi një punë të kompleksuar”, është shprehur portieri i Kosovës, Aro Muric.
