Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kampionët “blindojnë” kreun, ekipi i Nevil Dedes në “telashe”! Ndryshojnë “pllakën” edhe kuqezinjtë në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët “blindojnë” kreun, ekipi i Nevil Dedes në
Drita - Ferizaj

Janë mbyllur 3 ndeshjet e ditës së dielë në Superligën e Kosovës, java e 28-të. Kampionët në fuqi të Dritës fituan 2 – 1 ndaj Ferizajt.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede, u përpoq për të marrë qoftë edhe 1 pikë në këtë transfertë të vështirë, teksa kaluan të parët në avantazh, ama nuk ia dolën. Sfida Ballkani – Gjilani nuk pati fitues, 1 – 1.

Ky barazim nuk i hyn në “xhep” as ekipin nga Suhareka e as gjilanasve, vendi i 2-të dhe i 3-të në tabelë. Bardheblutë e Llapit u “dorëzuan” në shtëpi përballë Drenicës. Goli i fitores te kuqezinjtë mbajti “firmën” e Kreshnik Ukës.

Pas 28 javësh në Superligën e Kosovës, Drita kryeson me 5 pikë diferencë nga Ballkani ndjekës, ndërsa gara për mbijetesën është bërë e ashpër, mes Prishtinës së Re, Drenicës, Ferizajt, Llapit dhe Dukagjinit.           

Poll

Lexo gjithashtu