Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Hoffenheimi "flet" shqip, klubi i Bundesligas publikon foton EPIKE me katërshen e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Hoffenheimi "flet" shqip, klubi i Bundesligas publikon foton EPIKE me
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu, Albian Hajdari dhe Elvis Rexhbeçaj

Sfida mes Augsburg dhe Hoffenheim u mbyll në barazimin 2-2, kjo e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligas.

Në këtë përballje, Fisnik Asllani la gjurmë me asistin e tij për Toure, gol që ktheu baraspeshën dhe i dha një pikë miqve e që vlen shumë për ambiciet e skuadrës së sulmuesit shqiptar për të zënë një vend në kupat e Europës.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë shkrepur një foto së bashku, e cila është publikuar dhe në faqen zyrtare të Hoffenheim, ku shihet mes Asllanit, Avdullahut dhe Hajdarit, edhe lojtari i Augsburg, Elvis Rexhbreçaj.

Në postim, klubi gjerman shkruan vetëm: "Ekipi i Kosovës", si për të treguar se përtej rivalitetit në fushën e lojës, ata mbeten "yjet" e Dardanisë. 

Momentalisht, Hoffenheim mban vendin e 6-të me 51 pikë, ndërsa Augsburg në vendin e 10-të me 33 pikë. 

 

Poll

Lexo gjithashtu