Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Po shënon gola “anormalë” te ekipi i ri, sulmuesi shqiptar i lë “dopio gjashtën” në dorë trajnerit Ilir Daja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po shënon gola “anormalë” te ekipi i ri, sulmuesi
Ilir Daja dhe goli i Hekuran Berishës

Qendërsulmuesi Hekuran Berisha, po dëshmon formë fantastike te ekipi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës, teksa dje shënoi eurogol kundër Ballkanit në fitorenn 3 – 0.

Ai erdhi vetëm gjatë merkatos së dimrit te Dukagjni, ndërsa ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje, lider në fazën ofensive dhe udhëheqës i skuadrës.

Interesante është se kartoni i Berishës i përket Dinamos, ndërsa ishte fjala e trajnerit të “bluve” Ilir Daja, që i dha lejen të huazohej te Dukagjini.

Gjatë merkatos së verës në vitin 2025-të, Dinamo shpenzoi 150 mijë euro për ta blerë kartonin e 20-vjeçarit, ndërsa tashmë Hekuran Berisha jep kontributin për një tjetër ekip.

Në këtë “mesele”, i gjithë faji bie mbi trajnerin Ilir Daja. Fakti është se ekipi dinamovit nuk ka një goleador të mirëfilltë në ekip dhe këtë “detyrë” mund ta mbulonte më së miri talentin Berisha.         

 

Poll

Lexo gjithashtu