Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Aksi Laç – Rrogozhinë, ja kush vendos drejtësinë në dy sfidat e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Aksi Laç – Rrogozhinë, ja kush vendos drejtësinë

Java e 6 e elitës së futbollit shqiptar vazhdon sot me dy ndeshje në orën 15:00. Dy përballje direkte ku mund të kemi katapultime në renditje. Egnatia pret Kastriotin në Rrogozhinë me dy ekipet që po zhvillojnë një sezon të qetë. Ndeshja tjetër është ajo mes dy vendeve të fundit. Kukësi dhe Laçi përplasen në stadiumin e qytetit të Laçit.

Janë zbuluar arbitrat e sfidës dhe në duelin në Laç do të gjykojë Klodian Shahini, i mbështetur nga Rexhino Mersinasi dhe Gerald Cenolli. Indrit Myrtja do të jetë arbitër i katërt. Në VAR është Andi Koçi dhe në AVAR, Elvis Gjoka.

Në Egnatia – Kastrioti, drejtësia do të vendoset nga Enea Jorgji me asistentë Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj. Florian Lala është arbitër i katërt. Në VAR dhe AVAR do të jetë Olsion Yzeiraj dhe Emanuela Rusta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga