Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti, i ka dhënë shumë pikë vetes me paraqitjen shumë të mirë që bëri në Europian. Ai ishte një ndër pikat kryesore të Shqipërisë dhe për këtë ka marrë vlerësime nga të gjithë, por njëkohësisht është rritur interesi për të nga klube shumë të njohura. Jo vetëm në Itali, ku e njohin për shkak të aktivizimit me Frozinonen sezonin e fundit, por edhe nga kampionate të tjera të forta ka oferta për qendërmbrojtësin. Listës së italianëve i është shtuar Torino, pas Peskarës dhe Bolonjës, ndërkohë që së fundi është Verder Bremeni që po përpiqet ta bëjë të vetin lojtarin kuqezi. Sido që të shkojë, e sigurt është që Ajetin do ta shohim me një skuadër me emër sezonin e ardhshëm.