“Air Albania” rrezikon derbin? Partizani zyrtarizon axhendën e ndeshjes
Shkruar nga NEWSPORT
Partizani – Tirana është supersfida e kësaj jave. Emocionet e derbit kanë nisur të ndjehen që tani, teksa dueli do të luhet ditën e premte në orën 19:00.
Kjo sfidë është parashikuar të luhet në “Air Albania”, por për shkak të disa problemeve teknike me stadiumin që u vu në pikëpyetje se derbi mund të mos luhej në arenën Kombëtare.
Por tashmë Partizani ka zyrtarizuar gjithçka, teksa demat kanë zbuluar edhe axhendën e derbit. Kjo përballje e cila pritet të jetë spektakolare do të luhet në “Air Albania”.