Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Air Albania” mbyll dyert për TIRANËN, FSHF-ja vendos se ku do të “shtegtojnë” bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
“Air Albania” mbyll dyert për TIRANËN, FSHF-ja vendos se

Tirana do të presë Bylisin për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 35-të të Abissnet Superiore. Kjo përballje do të luhet ditën e enjte duke nisur që nga ora 16:00. Bardheblutë në këtë sfidë janë pritës, por ndeshja ndaj ballshiotëve nuk do të zhvillohet në “Air Albania”.

Stadiumi ka mbyllur dyert për kampionët në fuqi, pasi stadiumi është i rezervuar për koncertin e këngëtarit Nikos Vertis. Por jo vetëm kaq, pasi në mungesë të “Air Albania” kryeqytetasit i kanë zhvilluar ndeshjet si pritës në “Elbasan Arena”. Por as ky stadium nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së Orges Shehit, pasi Kastrioti do të luajë ndaj Partizanit.

Në këto kushte FSHF-ja ka vendosur se dueli mes Tiranës dhe Bylisit të luhet në “Egnatia Arena”, pasi skuadra e Edlir Tetovës do të luajë në Durrës ndaj Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga