Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Air Albania” apo “Niko Dovana”? Vendoset stadiumi ku do të luhet ndeshja Dinamo – Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
“Air Albania” apo “Niko Dovana”? Vendoset stadiumi ku do
Dinamo – Teuta do të përplasen ditën e mërkurë për llogaritë e javës së 27-të të Superiores, sfidë kjo e prapambetur. Kjo përballje do të startojë në orën 18:00, teksa nuk do të luhet në “Niko Dovana” siç ishte parashikuar, por do të luhet në një tjetër stadium. “Air Albania” do të presë këtë sfidë, me “Blutë” që do të rikthehen në kryeqytet. Kjo do të jetë ndeshja e dytë për skuadrën e Dritan Mehmetit që do të luajë në arenën kombëtare këtë sezon, pasi derbit me Tiranën, por do të jetë e para sfidë si pritëse në këtë stadium. Kujtojmë se Dinamo ka arritur të grumbullojë 39 pikë pas 28 javësh dhe ndodhet vetëm 1 pikë larg zonës së “Final – Four”. Ndërkohë nga krahu tjetër Teuta ka grumbulluar 35 pikë dhe mban vendin e 7-të në klasifikim.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga