Florent Hasani është prezantuar ditën e sotme ga skuadra e Rapidit të Bukureshtit. Ka qenë vetë skuadra rumune që ka zyrtarizuar transferimin e ish-it të Tiranës.
“Ai është këtu” , shkruhet në postim, teksa Hasani mban veshur fanelën e rapidit. 26-vjeçari ën këtë mënyrë nis aventurën në Rumani. Golashënuesi i Superiores ka firmosur për 2 vite e gjysëm në Rumani, ku do të përfitojë 210 mijë euro, teksa bashkë me bonuset kap shifrën e 250 mijë eurove.
Hasani mbyll kështu aventurën e tij me Tiranën e cila zgjati për 1 sezon e gjysmë duke shënuar 29 gola e 11 asiste me fanellën bardheblu, ndërsa ka fituar edhe 2 trofe: titullin kampion dhe Superkupën.
[caption id="attachment_716565" align="alignnone" width="395"] Prezantimi i Florent Hasanit te Rapidi[/caption]