Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ahmataj dhe Abilaliaj projektojnë titullarët mes mungesave, Tirana e Partizani me rreshtim klasik

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” për javën e 14-të të Superiores. Derbi i zjarrtë ka kapluar këtë javë të futbollit shqiptar i cili përgatitet për emocionet e veçanta që ofron kjo sfidë.

Dy kampet vijojnë me përgatitjet intensive për ballafaqimin mes tyre dhe dëmtimet janë çështje kryesore në të dyja ekipet. Te Tirana është Ardit Hila, Bruno Lulaj, Patrick e Florent Hasani. I pari është i përjashtuar nga drejtuesit ndërsa Patrick e Hasani janë në dyshim pas shqetësimeve në gju, por shpresohet për një mrekulli deri në ditën e ndeshjes.

Në kampin e kuq ka gëzim për rikthimin e Sotës dhe Atanaskoskit të cilët i janë bashkuar grupit të plotë ditën e sotme, ndërsa Cara e Bintsouka kanë lënë pas edhe ato shqetësime të vogla që patën ndeshjen e fundit. Te ‘Demat’, mungesa vijojnë të jenë Hoxha, Bytyçi dhe Preka.

Në këto kushte, dy trajnerët i kanë zgjedhjet e limituara duke bërë që formacioni të jetë i ‘fiksuar’ deri tani.

Formacionet e mundshme:

[caption id="attachment_714228" align="alignnone" width="974"]Formacionet: Tirana - Partizani Formacionet: Tirana - Partizani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga