
Mbrojtësi i djathtë shqiptar, Elseid Hysaj është duke u kërkuar nga shumë skuadra të madha. Ndeshjet e mira që po zhvillon lojatri në Europian bëjnë që disa skuadra të shprehin interes për lojtarin. Por, agjenti i tij thotë se Hysaj nuk ka arsye për tu larguar gjatë kësaj vere.
“Elseid ndihet mirë, ai është provuar të jetë një lojtar me cilësi të mëdha në skenën ndërkombëtare”, ka thënë agjenti i tij, Mario Giuffredi për Radio CRC. “
Ai mendon se Hysaj do të jetë i sigurt në qëndrimin e tij në Seria A.
“Hysaj është ende i qetë, sepse unë mendoj se ai është i palëvizshëm nga krahu i djathtë. Dua të theksoj se Hysaj nuk është në shitje, ai ka treguar shumë me Napolin dhe ai është i lumtur në këtë qytet. Klubi dëshiron të rishikojë kontratën e tij, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar”, ka përfunduar Giuffredi.