Partizani ka vijuar me përgatitjet për derbin me Tiranën nën izolim të plotë. Trajneri Arbër Abilaliaj ka kërkuar që skuadra të stërvitet jashtë ‘syve të jashtëm’ për të patur qetësi të plotë deri në ditën e derbit. Që nga ndeshja me Dinamon, të kuqtë kanë zhvilluar stërvitje me dyer të mbyllura për të leiminuar çdo rrjedhje informacioni.
Situata e dëmtimeve te Partizani ishte alarmante, por ditët e fundit kanë qetësuar ujërat. Mbrojtësit Eljon Sota dhe David Atanaskoski janë stërvitur veçmas dhe nga dita e sotme do të bashkohen me grupin, një sinjal i mirë që ditën e dielë pritet të jenë të gatshëm për fushën e lojës. Sulmuesit Cara e Bintsouka patën disa shqetësime të vogla të cilat i kanë kaluar me sukses dhe prania e tyre nuk është aspak e dyshimte.
Derbi Tirana – Partizani do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.