Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

A je gati për të drejtuar Kombëtaren A? Shakohoxha “ngacmon” Alban Bushin: Nuk e mendoj, në të ardhmen Shqipëria do të fitojë ndaj ekipeve të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
A je gati për të drejtuar Kombëtaren A? Shakohoxha

Alban Bushi është trajner I Kombëtares U-21, por gjithashtu drejton edhe një akademi futbolli. Në një lidhje me “Fan Zone”, ai u shpreh Shqipëria ka një të ardhme të ndritur në futboll e shumë shpejt do të luftojë për fitore ndaj ekieve të mëdha në Europë. Gjithashtu Bushi foli se për momentin nuk e mendon një kalim te Kombëtarja A si trajner pasi ndihet shumë mirë te U-21.

“Po bëjmë një parapërgatitje, për rifillimin e kampionatit. Nuk po stërvitemi thjesht po bëhemi gati. Për situatën ku ndodhemi nuk është vetëm çështja e Shqipërisë. Avash-avash duhet të rinisim stërvitjen me akademitë dhe klubet e kampionatit shqiptar. Ishte një situatë shumë e vështirë, pasi stërvitja në shtëpi nuk ishte e mjaftueshme. Tani duhet një punë e madhe nga trajnerët. Lojtarët do vijnë të uritur për stërvitje dhe mund të dëmtohen, duhen stërvitje graduale.

Te Apolonia ka shumë lojtarë të mirë e ne kemi marrë në Kombëtare U-21 disa lojtarë. Po ndjekim me kujdes të gjithë lojtarët.

Ne kemi marrë disa lojtarë nga ata te Shpresat, fakti që janë në Kategorinë e Parë nuk duhet të na bëjë që të mos i shikojmë ata. Kemi parë shumë lojtarë nga Superiorja ose Kategoria e Parë. Aq shumë talente sa shikojmë ne nuk mendoj se na shpëton ndonjë, thjesht bëjmë zgjedhjet tona.

Kalimi te Kombëtarja A? “Ndihem shumë mirë te Kombëtarja U-21 dhe dua ende të marë eksperiencë më shumë. Dua t’I shërbejë në maksimum ekipit tim dhe nuk e kam menduar që të jem pjesë e Kombëtares së madhe.

Futbolli është nga ato sporte që luhet në ambiente të mëdha dhe nuk ka shumë rrezik nga virusi. Më shumë rrezik ka të infektohesh në rrugët e mbushura. E shpresoj të fillojë sa më shpejt futbolli. Ndihem shumë mirë te U-21 dhe kemi shumë lojtarë cilësor që po kalojnë të ekipi A. Në të ardhmen Shqipëria do të luftojë për të fituar edhe nga ekipe të mëdha në Europë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga