Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

95 milionë lekë detyrime, TATIMET bllokojnë Partizanin para Europës

Shkruar nga NEWSPORT
95 milionë lekë detyrime, TATIMET bllokojnë Partizanin para

Partizani përveç fokusit në Conference Leaue duket se po përballen me disa probleme të tjera. Dëmtimet nga njëra anë dhe tatimet nga ana tjetër, janë kthyer në probleme serioze për demat. Që më 9 qershor të këtij viti demave u janë bllokuar aksionet për shkak të pagesave të pashlyera të tatimeve.

Sipas shtypit të shkruar bëhet e ditur se tashmë të kuqtë nuk mund të bëjnë asnjë veprim sa i takon transferimeve, shitjeve apo dhe dhurimin e aksioneve. Vendimi është marrë nga Mbledhja e Detyrimeve Tatimore të Papaguara, ku klubi i kuq nuk ka paguar në total 9.5 milionë lekë  (95 milionë lekë të vjetra).

Në këtë mënyrë kryeqytetasit bllokohen para Europës dhe nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje derisa ky problem të marrë zgjidhje. Kujtojmë se Partizani më 10 gusht në orën 19:00 do të sfidojë në transfertë Valmieran, takim i vlefshëm për turin e tretë të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga