Sylvinho ftoi 9 sulmues për miqësoret e marsit. Asnjë gol nuk u shënua, teksa ndeshjet u humbën 0 me 3 ndaj Kilit dhe 1 me 0 kundër Suedisë.
Seferi, Uzuni, Arbër Hoxha, Muçi, Asani, Muçolli, Cikalleshi, Manaj dhe Broja ishin lojtarët që morën ftesë për repartin ofensiv. Të gjithë patën minuta në këmbët e tyre, por pa rezultuar efikas.
Ndaj Kilit madje nuk pati asnjë goditje në portë. Në anën tjetër kundër Suedisë u regjistrua vetëm 1.
Kjo tregon ngërçin që kaloi Kombëtarja në gjetjen e golit gjatë këtyre dy ndeshjeve. Braziliani Sylvinho padyshim që do e ketë të vështirë, për të zgjedhur cilët do të besohen për në Europian, ku numri i sulmuesve duhet të jetë më i pakët.
Poll