
Pasi kanë plotësuar me sukses dosjen e parë për Europën, klubet e Superligës duhet të dorëzojnë brënda muajit mars dokumentacionin financiar për vitin 2016. UEFA do të kontrolloj në ditët e para të muajit prill të gjitha dosjet për klubet shqiptare dhe pasi të verifikoj gjithçka do të japi ose jo OK-in për liçensën që lejon pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Klubet dorëzuan brënda 28 shkurtit dokumentat për programin e të rinjve, strukturat organizative, listat emërore të punonjësve, statusin juridik dhe të tjera shkresa të nevojshme për liçensën. Tani kanë për detyrë të shlyejnë detyrimet e prapambetura, zgjidhin problemet financiare duke likuiduar apo lidhur marrëveshje. Pak ditë kanë në dispozicion.