
Redon Xhixha dhe Marsel Ismajlgeci janë larguar nga Tirana, ndërsa do të vazhdojnë karrierën e tyre jashtë Shqipërie. Bardheblutë në këtë mënyrë kanë shitur dy nga “yjet” e skuadrës gjatë kësaj merkatoje dimri. Sulmuesi kurbinas është trasnferuar në Azerbajxhan te Qarabag, ndërsa nga ana tjetër kapiteni i kampionëve ka kaluar në Bosnje te skuadra e Zrinjski Mostar.
Në këtë mënyrë Xhixha dhe Ismajlgeci kanë “mbushur” arkat e kryeqytetasve, ku në llogarinë e tyre kanë shkuar plot 700 mijë euro. Ish-lojtari i Laçit u shit për shifrën e 550 mijë eurove, ndërsa mbrojtësi për 150 mijë euro.
Kujtojmë se këtu nuk llogariten aspak shitjet në merakton e verës, ku kampionët përfituan plot 820 mijë euro nga transferimi i Taulant Seferit, Ardit Tolit dhe Ennnur Totres. Gjithsej nga shitja e 5 lojtarëve brenda një viti, bardheblutë kanë përfituar 1.5 milionë euro, pa llogaritur paratë e titullit kampion apo pjesëmarrjes në Europë.