
Kualifikimi i skuadrës së Laçit në Conference League padyshim që ishte një lajm i bukur për futbollin shqiptar. Kurbinasit arritën te fitonin në shtëpi 1-0 ndaj Universiteta Craiova, ndërsa jashtë barazuan pa gola. Një meritë të madhe për këtë sukses kanë lojtarët, por edhe presidenti Pashk Laska që ka treguar përgjatë viteve aftësitë menaxheriale.
Për këtë sukses të radhës, Laska ka vendosur të shpërblejë ekipin me një premio të majme. Ai ka dhënë 70 mijë euro shpërblim për paraqitjen e mrekullueshme duke ngrohur në këtë mënyrë xhepat e gjithë futbollistëve. Tashmë në turin e tretë do të luajnë kundër Anderleht, që në letër është shumë e veshtirë për bardhezinjtë. Megjithatë futbolli ka treguar që kurrë s'duhet thënë kurrë.