Albion Rrahmani ka treguar një histori sa të dhimbshme, aq edhe befasuese. Sulmuesi i Ballkanit të Ilir Dajës pritet që të jetë transferimi më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës, teksa mund të shitet për shifrën e 600 mije eurove.
Një nga futbollistët kyç të formacionit të suharekasve ka treguar se në moshën 18-vjeçare ishte detyruar të linte për 6 muaj futbollin. Te skuadra e Llapit nuk i kishin dhënë shpresë duke e nënvlerësuar për cilësitë e tij. I gjendur në këto kushte kishte vendosur të hiqte dorë.
“Në moshën 17-18 vjeçare e lashë futbollin për 6 muaj, pasi te Llapi më nënvlerësuan”, ka thënë Rrahmani.
Më pas ai zgjodhi sërish të ringrihej duke u bashkua me Minatorin, ndërsa sot është një nga lojtarët më të spikatur të Ballkanit.