
Klasikja e Shqipërisë luan aktin e katërt këtë sezon ku tre të parat kanë folur për shkodranët teksa kanë marrë plot 7 pikë. Tirana do të kërkojë të thyejë mallkimin ndërsa kuqeblutë për të zgjeruar akoma më shumë rekordin pa humbje.
Një sfidë që premton spektakël në fushë por edhe në tribuna. Interesi i tifozëvë është shumë i madh dhe rëndësia e kësaj ndeshje bën që Policia të ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Në Shkodër do të bllokohen disa rrugë kryesore dhe klubi ka dalë me njoftim zyrtar duke njoftuar tifozët se dyert e stadiumit do të happen 2 orë para ndeshjes.
“NJOFTIM ME RËNDËSI
Në kuadrin e masave të shtuara që janë ndërmarrë nga policia e shtetit për ndeshjen e sotme Vllaznia- Tirana, që konsistojnë në bllokimin e rrugëve kryesore, kontrollet e shtuara nga grupet e sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshje, bëjmë të ditur se për të eliminuar dyndjet e tifozëve, ju bëjmë me dije se dyert e stadiumit "Loro Boriçi" do të hapen dy orë përpara fillimit të ndeshjes, pra duke nisur nga ora 16.00.
Eja edhe Ti! Forca Vllaznia!”-njofton klubi.