
Florent Hasani me gjasë do të largohet nga Shqipëria. Edhe pse nuk është zyrtare apo e konfirmuar, golashënuesi i sezonit të shkuar në Superiore po pret të transferohet në Turqi. Presidenti Refik Halili e ka thënë qartë se do të mund të largohen vetëm ata lojtarë për të cilët do të paguhet sipas kërkesave të klubit.
Antalyaspori është në "pole-position" për të përfituar nga shërbimet e sulmuesit. Edhe pse ende nuk ka mbërritur një shifër konkrete, mësohet se turqi po përgatisin ofertën që do të vijë në tryezën e Tiranës.
Presidenti Refik Halili nuk ka ndërmend ta lërë të lirë nëse nuk paguhen më shumë se 500 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme kjo duke ditur nivelin e kampionatit shqiptar, por edhe buxhetet e klubeve në vendin tonë.