Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

500 mijë euro për Ernest MUÇIN? Menaxheri Shkumbin QORRMEMETI sqaron "tymnajën"

Shkruar nga NEWSPORT
500 mijë euro për Ernest MUÇIN? Menaxheri Shkumbin QORRMEMETI

Ernest Muçi ishte një nga lojtarët e përfolur sot në shtypin e shkruar sa i përket një largimi të mundshëm në këtë merkato dimri për shifrën e 500 mijë eurove. Sulmuesi i talentuar i Tiranës vijon të stërvitet intensivisht me ekipin duke anashkaluar plotësisht atë që shkruhet në medie të ndryshme.

Për këtë Newsport.al kontaktoi menaxherin e futbollistit, Shkumbin Qorrmemeti. Ky i fundit mohoi kategorikisht se ka një ofertë nga klubi i Gent për futbollistin bardheblu. Shkurtimisht agjenti i njohur shqiptar u shpreh: "Jo, s'është e vërtetë, janë thashetheme koti", duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një tymnajë mediatike.

Kujtojmë që në këtë sezon 19-vjeçari është pjesë e rëndësishme e ekipit bardheblu. Ai është pjesë e projektit të skuadrës dhe në fazën e ofensive është pikë referimi për skuadrën. Talenti kryeqytetas është aktivizuar në 13 ndeshje duke arritur të realizojë 4 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga