
Partizani është në rrugën e duhur, teksa ka marrë tre fitore në po kaq ndeshjet e këtij fillim sezoni në Superligë. Kryesues të klasifikimit, për trajnerin Colella shqetësim mbeten dëmtimet e lojtarëve titullarë.
Në stërvitjen e fundit, të kuqtë nuk kishin pesë lojtarë. Bëhet fjalë për futbolistët që vuajnë probleme fizike ose dëmtime. Ëngjëll Hoti vijon të ketë probleme, teksa edhe Mensah, Da Silva, Preka dhe Masanga janë ende jashtë.
“Demat” luajnë të diel në 17:45 me Erzenin në Elbasan, me sfidën që vlen për javën e katërt të Superligës. Veç dëmtimeve, problem te Partizani është edhe dyshja afrikane Sembene dhe Maguet, që nuk dëshirojnë qëndrimin në klub dhe janë “degdisur” të stërviten me U-21.