
Ish trajneri i Flamurtarit Ernest Gjoka ka dalë hapur kundër klubi vlonjat. Gjoka ka disa paga të pashlyera për të marrë, që në kohën kur klubi administrohej nga bashkia dhe tashmë çështja ka kaluar në gjyq. Ai ka deklaruar për panorama sport që nuk do të merret më me këtë çështje pasi do të jetë gjykata që do të vendosë.
"Nuk kam më punë për këtë çështje. Ai është zbatim i vendimit të menjëhershëm. Avokati im më thotë që duhet të zbatohet vendimi dhe drejtuesit e klubit të Flamurtarit të më kthejnë lekët që më takojnë. Pak rëndësi ka se kujt kohe i përkasin. Kanë kaluar të gjithë shkallët e Apelit, që në fund të muajit qershor. Madje vendimi është i formës së prerë. Unë do t'i sygjeroja drejtuesve të Flamurtarit që lekët e CAS-it t'i ruajnë për gjyqin tjetër", përfundoi ish trajneri i Flamurtarit.