Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lajme të mira për Real Madridin, tre rikthime të bujshme në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Lajme të mira për Real Madridin, tre rikthime të bujshme në

Gareth Bale, Toni Kroos dhe Fabio Coentrao janë rikuperuar dhe i janë bashkuar trajnimit me Real Madridin. Uellsiani dhe gjermani kanë qenë në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve që janë kthyer nga pushimet. Të dy kanë qenë të përfshirë në këtë fazë për shkak të performancës së mirë që kanë bërë në Kampionatin Evropian, në të cilin si Uellsi dhe Gjermania kanë arritur në gjysmëfinale.

Kroos dhe Bale kanë hyrë në listën për ndeshjen e së martës për Superkupën e Europës kundër Sevillës pavarësisht se sot ka qenë hera e parë që kanë punuar nën urdhrat e Zidane. Megjithatë, trajneri francez pohoi se nuk janë në dispozicion për të luajtur.

Ndërkohë, Fabio Coentrao ka filluar procesin e shërimit nga lëndimi. Portugezi lëndëndoi kofshën e djathtë në prill dhe iu nënshtrua kirurgjisë. Shërimi i tij i plotë pritet në fund të tetorit apo fillim të nëntorit. Ndërsa trajneri po punon me pjesën tjetër të skuadrës, me përjashtum të Pepe dhe Cristiano Ronaldo, të cilët do të bashkohen me grupin më 10 gusht.

Tags:

LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga