Ka munguar për një kohë të gjatë, por Gavi është shumë pranë rikthimit në fushën e lojës te Barcelona. Trajneri Flick është munduar të tregojë kujdes, duke monitoruar vazhdimisht gjendjen e tij fizike dhe për t’i ofruar atij minutat që i nevojiten në këmbë për të rifituar formën.
Mediat në Spanjë shkruajnë se për mesfushorin spanjoll është përgatitur një plan, dhe se tekniku i katalunasve mund ta llogarisë që në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Sevillas, të cilën do ta luajnë në "Camp Nou" të dielën.
21-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në fillim të sezonit në muajin shtator dhe vetëm në shkurt ka mundur që të përshpejtojë rikuperimin e tij.
Për trajnerin Hansi Flick, ai shihet si një element i rëndësishëm në skuadër dhe pjesë integrale e formacionit, pasi tek Gavi, gjermani vlerëson mentalitetin dhe qëndrimin e lojtarit në funksion të skemave të tij.
