Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Revolucion në Spanjë! Klubet "kapen" në befasi, La Liga njofton rregullin e ri (MOTIVI)

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion në Spanjë! Klubet "kapen" në befasi, La Liga
Topi i La Liga - Javier Tebas
 

Ndryshime të rëndësishme priten të përfshijnë kampionatin spanjoll, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Presidenti i Federatës, Javier Tebas, ka deklaruar publikisht se është bërë gati një plan se si do të implementohet ky rregull i ri i cili do të lehtësojë peshën e punës së arbitrave për të marrë vendime të drejta në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për vendosjen e një çipi në top, i cili do të diktojë me saktësi dhe pozicionin jashtë loje të futbollistëve në momentin që ato do godasin topin. Në Spanjë, këtë lëvizje drejtuesit më të lartë të Federatës e kanë quajtur si një hap të rëndësishëm në rolin e teknologjisë në futboll, pas suksesit me aplikimit e sistemit VAR dhe më pas të sistemit gjysmë-automatik të pozicionit jashtë loje.  

Më shumë detaje, ka ofruar vetë Tebas i cili shprehu dëshirën që këtë ndryshim ta zbatojë që në javën e ardhshme, por prioritet mbetet aplikimi i tij i përhershëm në sezonin 2026-2027.

“Po sjellim diçka të re. Jemi duke e implementuar. Do të shohim nëse do ta kemi gati për sezonin e ardhshëm. Deri më tani, ne kemi një sistem gjysmë-automatik që identifikon pozicionin e parregullt, por mua nuk më ka pëlqyer. Për ta bërë më të lehtë këtë punë, ideja e vendosjes së çipit brenda topit është tashmë miratuar dhe nga ana e FIFA-s", ka sqaruar Tebas. 

Për të realizuar në perfeksion këtë sistem, do të jetë e nevojshme aplikimi i një sistemi kamerash në stadiume.  

Poll

Lexo gjithashtu